Një 12-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë, është përplasur nga një  makinë në Fier.

Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit është ndaluar dhe shoqëruar në komisariat, ndërsa i mituri është dërguar në spital për mjekim të mëtejshëm.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policsë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 18:10, në lagjen “1 Maji”, Fier, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin V. V., ka përplasur një shtetas të mitur 12 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Shtetasi i mitur ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi V. V. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.