Një aksident është regjistruar para pak minutash në afërsi të fshatit Kacivel në Gramsh. Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.Ndërkohë nga aksidenti mësohet se janë plagosur tre persona, të cilët janë transportuar drejt spitalit të Gramshit. Bëhet fjalë shtetasit Elton Kotorri, 42 vjeç, Sokol Berdellima, 35 vjeç si dhe Bedrane Menko, 48 vjeçe.Po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.