Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, pranë pallateve Çabej ku siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Fax News, makina e cila ka qenë me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin dhe është kthyer përmbys. Sipas informacioneve paraprake një person është plagosur rëndë dhe është dërguar në spital edhe pse në njoftimin e policisë nuk raportohet për dëme fizike të personave.

Njoftimi i Plotë:Tiranë/Informacion paraprakMë datë 04.02.2022, në rrugën “Besim Alla”, shtetasi E. B., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.