Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Transballkanike në Vlorë.

Një automjet tip “Citroen” me drejtues shtetasin me iniciale I.T ka përplasur fuqishëm një motor me drejtues.

Sipas njoftimit të policisë shtetasi me iniciale I.T me mjetin e tij tip “Citroen” ka përplasur fuqishëm motorin me drejtues N. K. Sipas informacioneve të para 61-vjeçari është dërguar me shpejtësi në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:15 , në Transballkanike, një mjet tip “Citroen”, me drejtues shtetasin I. T, është perplasur me një motomjet, me drejtuesi shtetasin N. K, 61 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.