Dy makinat janë përplasur me njëra tjetrën,  ndërsa kanë goditur edhe një tjetër automjet, në Fier. 

Aksidenti ka ndodhur pranë drejtorisë së patentave në Fier, ne aksin hyrës për në qytet. Aksi kryesor hyrës i rrugës është totalisht i bllokuar.

Tre automjetet e përfshira në aksident janë te markës “Mercedes Benz”. Njëri prej tyre ka goditur edhe një shtyllë ndriçimi. Raportohet për dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti  me targë “Aa 853 B”I levizte me shpejtësi të lartë ndërsa ka goditur makinën tjetër me targa “AA 140BR”, që dilte nga parkimi.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel