Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Popullore të Evropës, Patrick Voller ka shprehur mbështetjen e tij për Partinë Demokratike dhe liderin e saj Lulzim Basha.

Përmes një postimi në Facebook, Voller ka rishpërndarë një video të postuar nga kryedemokrati që përmblidhte aktivitetin e nisjes së fushatës ditën e djeshme, në sheshin “Nënë Tereza.”

Bashkë me videon, Voller shkruan se Shqipëria Evropiane ka nevojë për ndryshim, ndërsa shton se ky ndryshim po vjen pasi PS po kandidon “ me njerëz që janë në listën e zezë të SHBA.”

Postimi i plotë:

“Ndryshimi është i nevojshëm për Shqipërinë Evropiane! Urimet e mia më të mira për PD. Ndryshimi i nevojshëm është duke ardhur ndërkohë që socialistët po garojnë me njerëz të futur në listën e zezë nga SHBA.”

Partia Demokratike çeli zyrtarisht fushatën elektorale ditën e djeshme më 25 mars në sheshin “Nënë Tereza.”

patrick voller

Ora news