Këngëtari i njohur italian Antonello Venditti thotë se do të jetë në Tiranë natën e finales së Conferene League mes Romës dhe Feyenoord.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari i njohur përmes një videoje të postuar në profilin e tij zyrtar në Instagram, duke bërë shaka edhe për dëmtimin e gjurit:

Si thoni, a do të jem gati për finalen në Tiranë? Sigurisht që dielli do të më bëjë mirë. Gjithë udhëtimin. Po përgatitem për një ndeshje e rëndësishme jashtë fushe. Shpresojmë që gjuri im të jetë mirë për koncertin dhe ndeshjen sepse do të doja të kërceja. Do të jem në gjendje të kërcej. Gëzuar të dielën”, shkruan ai.

Venditti është tifoz i zjarrtë i ekipit të Romës.