Ka ndërruar jetë në spital shtetasja Elisabeta Gjopalaj, e cila u aksidentua ditën e djeshme në dalje të qytetit të Lezhës, në autostradën Lezhë-Milot.

Ajo ndodhej prej 24 orësh në gjendje kome, në spitalin e Traumës, në Tiranë. Si pasojë e aksidentit të rëndë ajo kishte pësuar shumë dëmtime dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.

Si ndodhi aksidenti?

Një automjet tip Range Rover është përplasur me automjetin tip ‘Pego’, me të cilin udhëtonin vitima Elisaveta Gjopalaj dhe nëna e saj, shtetasja Dila Gjopalaj.

Fillimisht u dërguan në spitalin Rajonal Lezhë, por gjendja e rënduar e Elisabetës bëri që mjekët ta dërgonin me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërsa drejtuesi i mjetit “Range Rover”, shtetasi K.S.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras ,në afërsi të rrugës së Shengjinit mjeti tip “Range Rover” me drejtues shtetasin K.S.,është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen E.Gj.,dhe pasagjere D.Gj.,ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit shtetasi K.S.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Top Channel