Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Mbikalimi i Patokut-Laç, ku një 32-vjeçare ka humbur jetën. Mësohet se e reja ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës i cili ishte i mbushur me ujë. Sic njofton policia, 32-vjeçarja humbi jetën rrugës për spital.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 07:35, në aksin rrugor Mbikalimi i Patokut-Laç, shtetasja M. M. 32 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës i cili ishte i mbushur me ujë.

Drejtuesja e automjetit është transportuar për në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore, por rrugës ka humbur jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.