DVP Elbasan

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Elbasan ndaluan shtetasin E. B., 33 vjeç, banues në fshatin Kamuna, Cërrik, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se më datë 18.09.2023, në aksin rrugor Cërrik-Selitë, ka përplasur me automjetin tip “Toyota” që drejtonte, motomjetin me drejtues shtetasin L. Ç., 36 vjeç, banues në fshatin Selitë, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasi L. Ç. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Automjeti tip “Toyota” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd kapën dhe ndaluan shtetasin A. Z., 51 vjeç, banues në Prrenjas, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. B., 19 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-K. Sh., 41 vjeç, pasi ka kanosur dhe fyer bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje;

-E. D., 44 vjeç, banues në Elbasan (me probleme të shëndetit mendor), pasi në ambientet e qendrës sociale në Elbasan, ka kanosur me fjalë një infermiere.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.