Turqia ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur në Greqi, ku 38 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e përplasjes së dy trenave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria e punëve të Jashtme i shprehu ngushëllimet popullit grek.

“Jemi të pikëlluar, pasi shumë njerëz humbën jetën dhe u plagosën në një aksident që ndodhi mbrëmë në Greqinë fqinje”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme turke.

Ngushëllime për personat që humbën jetën në këtë aksident tragjik, për popullin grek dhe qeverinë greke, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, përfundoi njoftimi.

/abcnews.al