Nicki Minaj ka humbur një ndër personat më të shtrenjtë, të atin. Babai i këngëtares është ndarë tragjikisht nga jeta në moshën 64-vjeçare.
Robert Maraj, babai i reperes ndërroi jetë të shtunën pasi u përplas nga një automjet në Long Island.
I ndjeri ishte duke ecur në rrugën pranë kryqëzimit të rrugës Roslyn dhe Raff Avenue në Mineola, N.Y., rreth orës 6:15 pasdite të premten kur u godit nga një automjet i drejtuar nga veriu që u largua nga vendi i ngjarjes.
Ai u trannsportua për në spital në gjendje kritike për jetën dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte pas aksidentit të rëndë.
Ky lajm është konfirmuar nga një zëdhënës i policisë dhe nga burime pranë Nicki Minaj, por as njëri dhe as tjetri nuk ka dhënë më shumë detaje. Ndërkohë bëhet me dije se personi që përplasi me makinë babain e këngëtares nuk është identifikuar ende nga policia.
Deri tani Nicki nuk ka bërë asnjë reagim në rrjetet sociale.
Ora tv