Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugorë Tepelenë-Gjirokastër në afërsi të fshatit Shtepëz.

Ngjarja ka ndodhur 30 minuta më parë,  ku janë përplasur mjeti tip ‘Renault’ me targa greke NZZ 7434 me drejtues Josif Zoto 59 vjeç me mjetin tip ‘Mercedez-Benz’ me targa greke BKB 6162 me drejtues Konstandin Dhimitri.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët Minushe Tori 54 vjeç, Barjam Tori dhe Lirika Zoto 53 vjeç.

Katër të dëmtuarit u transportuan me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.