Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Llaman. Një makinë tip “Volkswagen” me drejtuese një shtetase angleze J.A., 44 vjeç ka përplasur një motor me drejtues një austriak F.W., 31 vjeç.

Si pasojë ka mbetur e lënduar nga aksidenti një shtetase franceze P.V., 27 vjeç e cila ishte ulur pasagjere në motor me austriakun. Ajo është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:45, në vendin e quajtur “Llaman”, Himarë, automjeti tip “Volkswagen” me drejtuese shtetasen angleze J. A., 44 vjeçe, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin austriak F. W., 31 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar në këmbë pasagjerja në motomjet shtetasja franceze P. V., 27 vjeçe, e cila u dërgua për ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në drejtimin e prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e saktë të shkakut të përplasjes dhe për dokumentimin ligjor të këtij rasti.