Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Stan në Moravë.Persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën mbeturina të zonës dhe janë larguar.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë zjarrëfikës,që kanë lokalizuar në një kohë të shkurtër flakët që ndodheshin shumë pranë banesave dhe po punohet për shuarjen e plotë të zjarrit.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe efektivë të policisë,që po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrit.

Previous articleAksidentohen turistët e huaj në Himarë, dërgohet në Urgjencë 27-vjeçarja
Next articleFOTO: Rita Ora shfaqet me fustan të tejdukshëm dhe pa të brendshme në Venecia