Aktori i Lucifer, Tom Ellis në një intervistë për The Guardian ka treguar disa gjëra mbi jetën veten e tij. I lindur në Cardiff, ai studioi në Akademinë Mbretërore Skoceze të Muzikës dhe Dramës. Që nga viti 2016, ai ka luajtur rolin kryesor në serialin Netflix, Lucifer. Ai është martuar për herë të dytë, ka tre vajza dhe jeton në Los Angeles dhe Londër.

Aktori shprehet se ai ka qenë më i lumtur kur ishte i vogël dhe jetonte në fermë, dhe se frika e tij më e madhe është të mos pëlqehet dhe të harrohet.

Personi që ai admiron më shumë është Barack Obama, sepse ai u përball me racizmin, u përpoq ta mposhtë atë për të përmirësuar kombin e tij. I pyetur se cili është vesi i tij ai u përgjigj se nuk i lë të tjerët të përfundojnë mendimin dhe i ndërpret gjithmonë.

Superfuqia që ai do të donte? Të pinte sa më shumë birra pa shtuar në peshë. Aktori shtoi se aroma e tij e preferuar është tymi i duhanit edhe pse ka hequr dorë prej tij.