Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se një sasi e konsiderueshme salsiçesh, të markës “Wudy Aia” kanë rezultuar me prani të një bakteri të dëmshëm për njeriun.

“Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) pas analizave laboratorike të kryera në Itali është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55 duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, në produktin Wudy me numra lotesh dhe data skadencash si më poshtë:

1. Emri i Produktit: WUDY 1KG MAXIPAC;

a. LOT: 1798614;  Datë Skadence: 20/09/2022;

b. LOT: 1803199;  Datë Skadence: 21/09/2022;

c. LOT: 1820077;  Datë Skadence: 29/09/2022;

d. LOT: 1820665;  Datë Skadence: 30/09/2022;

e. LOT: 1825669;  Datë Skadence: 03/10/2022;

f. LOT: 1839979;  Datë Skadence: 10/10/2022;

g. LOT: 1846239;  Datë Skadence: 12/10/2022;

h. LOT: 1860349;  Datë Skadence: 19/10/2022;

i. LOT: 1869650;  Datë Skadence: 24/10/2022;

j. LOT: 1877305;  Datë Skadence: 27/10/2022;

k. LOT: 1877867;  Datë Skadence: 28/10/2022;

l. LOT: 1896612;  Datë Skadence: 04/11/2022;

m. LOT: 1911738;  Datë Skadence: 14/11/2022;

n. LOT: 1940129;  Datë Skadence: 24/11/2022.

2. Emri i Produktit: WUDY 250GX15 EST;

a. LOT: 1798031;  Datë Skadence: 19/09/2022;

b. LOT: 1810919;  Datë Skadence: 27/09/2022;

c. LOT: 1830837;  Datë Skadence: 05/10/2022;

d. LOT:  1843621;  Datë Skadence: 11/10/2022;

e. LOT:  1857209;  Datë Skadence: 17/10/2022;

f. LOT:  1883993;  Datë Skadence: 31/10/2022;

g. LOT:  1900782;  Datë Skadence: 08/11/2022;

h. LOT:  1911205;  Datë Skadence: 12/11/2022;

i. LOT:  1945455;  Datë Skadence: 26/11/2022;

j. LOT:  1947706;  Datë Skadence: 29/11/2022.

3. Emri i Produktit: WUDY FORM.150GXEST;

a. LOT: 1798614;  Datë Skadence: 20/09/2022;

b. LOT: 1817490;  Datë Skadence: 28/09/2022;

c. LOT: 1830273;  Datë Skadence: 04/10/2022;

d. LOT: 1839009;  Datë Skadence: 07/10/2022;

e. LOT: 1852306;  Datë Skadence: 14/10/2022;

f. LOT: 1873728;  Datë Skadence: 26/10/2022;

g. LOT: 1888241;  Datë Skadence: 02/11/2022;

h. LOT: 1852306;  Datë Skadence: 14/10/2022;

i. LOT: 1906129;  Datë Skadence: 10/11/2022;

j. LOT: 1929757;  Datë Skadence: 22/11/2022;

k. LOT: 1947696;  Datë Skadence: 29/11/2022.

4. Emri i Produktit: WUDY GR.250 X EST.;

a. LOT: 1810361;  Datë Skadence: 26/09/2022;

b. LOT: 1825669;  Datë Skadence: 03/10/2022;

c. LOT: 1843621;  Datë Skadence: 11/10/2022;

d. LOT: 1852807;  Datë Skadence: 15/10/2022;

e. LOT: 1869109;  Datë Skadence: 22/10/2022;

f. LOT: 1877305;  Datë Skadence: 27/10/2022;

g. LOT: 1902500;  Datë Skadence: 09/11/2022;

h. LOT: 1936492;  Datë Skadence: 23/11/2022;

i. LOT: 1945455;  Datë Skadence: 26/11/2022.

5. Emri i Produktit: WUDY SNACK 100GX35;

a. LOT: 1952362;  Datë Skadence: 20/11/2022.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu. Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë!”, thotë AKU.

Sipas shpjegimit të faqen zuyrtare të Qendrës Amerikane të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve Infektive, CDC, listerioza është një sëmiundje e rëndë infektive, që shkaktohet nga bakteri që raportohet që gjendet në salsiçet e lartpërmendura.

Personat më të prekshëm janë gratë shtatzëna, të porsalindurit, të moshuarit dhe njerëzit me sistem të dobët imunitar. Për personat e kategorive të tjera, infektimi dhe sëmundja është e rrallë. Por për personat e kategorive më vulnerabël, infeksioni mund të shkaktojë probleme në tru, si meningit apo encefalit. Gjithashtu, mund të preken edhe pjesë të tjera të trupit, si kockat, nyjet dhe kraharori.