Policia ka arrestuar 13 persona me kërkesë të prokurorisë lokale. Të arrestuarit janë me shtetësi shqiptare dhe italiane.

Personat në fjalë akuzohen se kanë menaxhuar një trafik të gjerë të lëndëve narkotike në bashkitë e Valpolicella dhe në provincën e Veronës.

Gjithashtu është urdhëruar sekuestrimi ​​i një lokali të njohur, në pronësi të njërit prej të dyshuarve, që besohet të jetë vendi i furnizimit dhe shpërndarjes së lëndës narkotike.

Hetimet nisën në vitin 2022 pas zbulimit të disa armëve klandestine dhe deri më tani kanë lejuar ekzekutimin e 5 arrestimeve në flagrancë.