Një pako e dyshimtë me një mjet që pulsonte në një kosh mbeturinash në Elbasan vuri në lëvizje policinë, ndërsa qytetarët u alarmuan se mund të ishte lëndë plasëse.

Pas kontrollit në vendngjarje, rezulton se ishte vetëm një alarm fals pasi forcat xheniere e kontrolluan imtësisht duke e kthyer përmbys koshin dhe gjetën një orë të vjetër që nuk përbënte rrezik.