Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije se ditën e sotme do të nënshkruhet kontrata 6 milion dollarëshe e shërbimit satelitor.

Peleshi: Sot do nënshkruhet kontrata e shërbimit satelitor në fushën e mbrojtës dhe teknologjisë. Kontrata ka vlerën 6 milionë dollarë. Konstiton në përdorimin e dy satelitëve për monitorimin e territorit të Shqipërisë, si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë. Shqipëria do të ketë akses të dedikuar në dy satelitët që pritet t’i bashkohen flotës. Satelitët do të quhen Albania 1 dhe 2. Kjo do ti mundësojë Shqipërisë marrjen e imazheve satelitore.

Lajmi në përditësim…