Një aksident i rëndë ka ndodhur në Roskovec, ku një 80-vjeçar ka ndërruar jetë.

Rreth orës 09:30 të mëngejsit të sotëm, shtetasi I. M., 56 vjeç, banues në Vlosh, duke drejtuar automjetin tip “Autobus”, është përplasur me motomjetin e 80-vjeçarit dhe si pasojë ky i fundit ka humbur jetën.

Nga pasagjerët në autobus, nuk ka të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 09:30, në Kurjan, Roskovec, shtetasi I. M., 56 vjeç, banues në Vlosh, duke drejtuar automjetin tip “Autobus”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin I. C., 80 vjeç, banues në Roskovec, i cili ka ndërruar jetë.

Nga pasagjerët në autobus, nuk ka të lënduar.

Shtetasi I. M. është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /abcnews.al