Mëngjesin e sotëm, Edi Rama do ta nisë me ambasadorët kryesorë në vend, me të SHBA-së, Anglisë dhe të vendeve të BE-së.

Qëllimi është që tu heqë dyshimet se amnistia fiskale nuk do të ndihmojë kriminelët dhe të korruptuarit të pastrojnë paratë e pista, por do të ndihmojë emigrantët.

Pas mbledhjes së djeshme të qeverisë, Rama ishte i prerë për ta çuar deri në fund këtë proces, pavarësisht të gjithave.

Por në sinkron me vendet e mëdha, Rama u shfaq krahëhapur për ata rusë që mund të duan të largohen nga vendi i tyre, me qëllim që t’i shpëtojnë mobilizimit ushtarak të detyrueshëm për në luftën e Ukrainës.

Kreu i qeverisë nënvizoi se paga e ardhshme e një sërë punonjësish në administratë, policë rendi e burgjesh, apo zjarrfikësit do të marrin pagë më të lartë, ndërsa pensionistët do të trajtohen me shtesë./abcnews.al/