Mbrëmjen e djeshme u zhvillua finalja e madhe e Festivalit të 61 të Këngës në RTSH. Nën prezantimin e Arbana Osmanit, këtë edicion u dhanë 6 çmime, 5 prej të cilave u ndanë nga juria profesioniste, ndërsa publiku zgjodhi me votim këngën përfaqësuese të vendit tonë në Eurovizionin e ardhshem

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua finalja e madhe e Festivalit të 61 të Këngës në RTSH. Nën prezantimin e Arbana Osmanit, këtë edicion u dhanë 6 çmime, 5 prej të cilave u ndanë nga juria profesioniste, ndërsa publiku zgjodhi me votim këngën përfaqësuese të vendit tonë në Eurovizionin e ardhshëm.

Fituesja e çmimit të parë të Festivalit ishte Elsa Lila me këngën “Evita”, Elsa Lila u rikthye në Festival pas 25 vitesh.

Në vend të dytë u rendit Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”, ndërsa në vendi i tretë u mor nga 2 Farm me këngën “Atomike.

Sa i përket Eurovizionit, publiku votoi që Shqipëria të dërgojë në Liverpool, Albinën dhe familjen Kelmendi.

Ndërsa, Rovena Dilo u zgjodh fituesja e çmimit të Karrierës, në këtë edicion të 61 të Festivalit të Këngës. Ky çmim jepet për ata artistë që kanë kontriubuar për më shumë se dy dekada në muzikën shqiptare.

Sakaq, Erma Mici është shpallur fituesja e çmimit “Artisi më i mirë debutues”, çmimi i parë që u nda në natën finale të Fest 61./abcnews.al