Home SPORT Alfonso Dejvis është rikthyer sërish në stërvitje pas dy muajsh mungesë.

Alfonso Dejvis është rikthyer sërish në stërvitje pas dy muajsh mungesë.

11

Më në fund vijnë lajme të mira për ekipin e Nagelsman, ku ylli kanadez, Alfonso Dejvis, është rikthyer sërish në stërvitje pas dy muajsh mungesë.

21-vjeçari rezultoi pozitiv me COVID-19, dhe në janar doli se kishte probleme në zemër për shkak të COVID-it që kaloi.

Kjo gjë i alarmoi bavarezët, të cilët ende nuk e dinin nëse Dejvis do të ishte i gatshëm për tyre deri në fund të sezonit.

Ja që kanadezi duket se i ka harruar të gjitha ato që kaloi dhe tani është gati të ndihmojë Bajernin, i cili ka pasur shumë probleme në fazën mbrojtëse kohët e fundit.