Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj sot ka hequr kostumin e politikanit dhe është parë sportiv më shumë se kurrë.
Disa ora para finales së Conference League, ai është fotografuar në një nga zonat më të populluara, në pedonale, aty ku edhe janë vendosur tifozët e skuadrës holandeze të Feyenoord.
Me një këmishë sportive dhe atlete, deputeti demokrat nuk e ndan as cigaren. Sot në orën 21:00 në stadiumin Air Albania do të luhet finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoord.