Kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj u pyet sot nga gazetaret për takimin që ka pasur disa dite me pare me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Ai tha se platforma e bashkimit të PD nuk është produkt i ambasadës amerikane, por i deputetëve të PD, anëtarë të grupit parlamentar.

Pyetje: A na garantoni ju se kjo platforme nuk është produkt i ambasadës amerikane?

Alibeaj: Kur e kam takuar ka pasur kërkesë si ndodh rëndom nga përfaqësues të shteteve të akredituar në Shqipëri. Kam takuar e do takoj këdo. Autorësia e kësaj platforme është e deputetëve të PD, anëtarë të grupit parlamentar, ata që unë citova, madje me tepër se kaq, e të gjithë demokratëve të përfaqësuar prej deputetëve anëtarë të grupit parlamentar.

Pyetje: A është synimi juaj posti i PD?

Alibeaj: Më e rëndësishmja në një parti politike e një një situatë si është kjo është bashkimi i njerëzve. Egozimi individualist nuk kanë vend, nuk kanë vend.