Një aksident automobilistik pa pasoja për Arthur, futbollistin brazilian të Juventusit, teksa po ngiste Ferrarin e tij. Mesfushori bardhezi është mirë dhe nuk ka pësuar ndonjë lëndim fizik, ndërsa makina është dëmtuar lehtë.

Aksidenti i trafikut, siç mësohet nga “Juventusnews24.com”, nuk u shkaktua nga Arthur, i cili pritej këtë mëngjes në “J-Medical” për kontrollet mjekësore në këmbë, pas operacionit të kryer muajt e fundit.

Rikuperimi i Arthur, siç u konfirmua nga Allegri në konferencën për shtyp, po vazhdon pa probleme, aq sa braziliani do të jetë përsëri në dispozicion të skuadrës pas pushimit (kualifikueseve të kombëtareve) të tetorit.