Paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës u raportua për të shtëna me armë. Lidhur me këtë ngjarje policia e Shkodrës sqaron se pas verifikimeve në fshatin Grudë e Re, Shkodër, ka rezultuar se nuk ka patur të shtëna. Autoritetet thonë se telefonata që vuri në lëvizje efektivët ishte e rremë.

“Nga strukturat policore të Komisariatit të Policisë Shkodër janë kryer të gjitha verifikimet. Gjatë kontrollit  të zonës në fshatin Grudë e Re nuk është gjetur asnjë gëzhojë apo provë tjetër materiale që tregon se ka patur të shtëna me armë, banorët e zonës përreth kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar asnjë të shtënë dhe në Spitalin Rajonal Shkodër nuk ka shkuar asnjë person i dëmtuar. Në përfundim të këtyre veprimeve hetimore paraprake rezulton se telefonata është e rremë”, njofton policia.