Rusia do të ndërpresë furnizimin me gaz në Europë

  • Shpërndaje

15:20 28/03/2022

Rusia thotë se do të ndërpresë furnizim me gaz në Evropë pas zotimit të G7, kur grupi i shtatë ekonomive të mëdha ra dakord që të refuzojë kërkesën e Moskës për të blerë gazin në monedhën ruse Rubla.

Kërkesa për të bërë pagesat në Rubla u bë javën e kaluar nga Presidenti rus Vladimir Putin, i cili tha se vendet jomiqësore të Rusisë duhet të paguajnë në monedhën ruse. Ai udhëzoi bankën qendrore të Rusisë që të hartojë një procedurë tjetër për blerësit që duhet të paguajnë në Rubla.

Por ministri gjerman i Energjisë e konsideron një shkelje të njëanshme të kontratave ekzistuese.

Në shenjë hakmarrje, një politikan rus tha se refuzimi i G7 për të bërë pagesa me Rubla, do të çojë në ndalimin e furnizimeve të Europës me gaz, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA.

Shumica e vendeve evropiane mbështeten te gazi rus, ndërsa Britania e Madhe tashmë ka ndaluar importet.