Këngëtarit Altin Shira iu fshi pluhuri i harresës kur Luiz Ejlli e përmendi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Madje, ai u fut të performojë për çiftin në “dasmën” e tyre të parë si lojë e “BBV”, ndërsa suksesi trokiti sërish në derën e Altinit.

Ai nisi të ftohej nëpër lounge e koncerte të kryeqytetit, madje po sjell edhe projekte të reja!

Ndoshta s’i keni menduar kurrë bashkë, por ja që ndodhi! Altin Shira dhe Young Zerka në një bashkëpunim.

S’dimë kush po ‘përfiton’ më tepër nga suksesi i kujt, por kënga titullohet “Sikur ta dije” dhe po jua lëmë më poshtë që ta dëgjoni.