Mijëra demokratë dhe qytetarë të thjeshtë nga disa qytete të Shqipërisë i janë bashkuar sot protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në Tiranë. Analisti Andi Bushati ka reaguar për pjesëmarrjen e lartë dhe ironizon Ambasadoren Yuri Kim.

“Askush se kishte menduar se mund te gjendeshin kaq shume dele barngrenese”, shkruan ai në rrjetet sociale, dhe ndan një foto dyshe nga protesta e të diplomates amerikane, si një përgjigje ndaj deklaratës së Kim muaj më parë.

Kur Sali Berisha nisi përpjekjet për të marrë PD, ambasadorja e SHBA në Tiranë deklaroi: “Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu.”