Partizani e nis me këmbë të mbarë aventurën e tyre në Conference League, pasi demat arritën të mposhtin skuadrën e Saburtalos me shifrat 1-0, në stadiumin “Gori”, me Carën që ishte protagonist kryesorë i takimit.

Pjesa e parë mes dy ekipeve u mbyll pa shumë histori, pasi nuk u shënua asnjë gol, me skuadrat që hasën vështirësi të gjenin rrjetat kundërshtareve.

Në këtë mënyrë ekipet do iu drejtuan dhomave të zhveshjes në “paqe” duke i lënë kështu spektaklin franksionit të dytë të sfidës.

Probelmet me ndriçimin shtynë fillimin e pjesë së dytë me 15 minuta, duke bërë që gjithçka të fillonte me vonesë, me lojtarët që vazhdonin nxehmjen.

Menjëherë që gjyqtari kryesorë vërshëllen fillimin e fraksionit të dytë, do të ishin demat që me atë të Tedi Carës do të kapnin në befasi kundërshtaret gjeorgjiane

Hadroj pason për Skukën, me këtë të fundit që kroson në qendër të zonës, ku Cara nuk fali përballë portierit të Saburtalos.

1-0 për Partizanin dhe festa është e gjitha te skuadra e kuqe, me gjeorgjianët që janë të “traumatizuar” në minutat në vazhdim.

Demat provojnë edhe në disa raste të tjera për të dyfishuar shifrat por Saburtalo fillon e zgjohet për të bllokuar gjithçka dhe për të tentuar barazimin, teksa në minutën e 80-të ishin afër golit.

5 minuta më vonë ishte radha e skuadrës së Mehmetit për të shënuar, por Atanoskovski nuk mundi të mbyllte llogaritë e kësaj sfide.

Shifrat nuk ndryshuan deri në fund, me Partizanin që merr një fitore me vlerë për kalimin në turin tjetër, me ndeshjen e kthimit që do të luhet me 14 korrik.