Home SPORT Anglezët ikin zemërthyer nga EURO 2020, Italia triumfon me penallti ndaj Anglisë...

Anglezët ikin zemërthyer nga EURO 2020, Italia triumfon me penallti ndaj Anglisë mes lotëve të gëzimit dhe hidhërimit në “Wembley”

19

Emocionuese ka qenë ndeshja për kupën e EURO 2020 gjatë mbrëmjes së sotme, ku Italia fitoi në përballjen finale ndaj Anglisë me anë të penalltive në “Wembley”.

Pas kësaj ndeshjeje, Italia e fitoi për herë të dytë në histori Kampionatin Europian, teksa koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.

Ndërkohë, penalltitë për Anglinë i humbën Rashford, Sancho dhe Saka. Kurse Belotti dhe Jorginho gabuan gabuan për Italinë, por kjo skuadër arriti ta “rrëmbente” fitoren falë golave që u shënuan nga Berardi, Bonucci dhe Bernardeschi.