Anxhela Peristeri është shpallur fituese e edicionit të 59-të të “Festivalit të Këngës” me këngën “Karma”.

Festivali i 59-të i këngës u mbajt në një mënyrë të pazakontë këtë vit, për shkak të kushteve të imponuara nga pandemia e Covid-19.

Për të respektuar protokollet e autoriteteve shëndetësore, festivali u zhvillua në ambient të hapur në sheshin “Italia” në Tiranë pa publik.

Në vend të dytë është renditur Sardi Strugajt me këngën “Ka me t’ba me kajt” dhe në vendin e tretë Festina Mejzini, me këngën “Kush je ti dashuri”.