Anxhela Peristëri është një nga këngëtaret më të dashura shqiptare. Ajo arriti që vitin e kaluar të përfaqësonte denjësit Shqipërin në Eurovision, një eksperiencë të cilën edhe Anxhela do të donte ta provonte sërish.
Së fundmi ajo është shprehur se përveç Shqipërisë në Eurovision do të donte të përfaqësonte edhe Greqinë.
Do përfaqësoja vetëm Greqinë se e njoh kulturën dhe kam jetuar atje. Edhe pse kënga ime u orkestruar nga një kompozitor grek, nuk ka patur bisedime. Por do më pëlqente”, tha ajo në “Natë me Aulonën”.
Më tej e ngacmuar se ajo është një nga këngëtaret shqiptare më të pasura, Anxhela u shpreh se do e konsideronte veten të pasur nëse nuk do kishte kredi.