Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, së bashku me kryeministrin Edi Rama pasditen e djeshme u nisën për në Kiev me ftesë të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Së fundmi Abazoviç në faqen e tij në “Facebook”, ka publikuar pamjet gjatë rrugës për në Kiev.

Kryeministri Rama është  një nga liderët e parë të Ballkanit Perëndimor, i cili viziton Ukrainën që nga pushtimi rus më 24 shkurt.