Hapësira ajrore e Zvicrës është mbyllur ditën e sotme pas një defekti kompjuterin në sistemin e kontrollit të trafikut ajror ndaloi fluturimet në aeroportet kryesore të vendit.

Ky lajm u bë me dije nga zyrtarët  të cilët theksuan se kjo mbyllje u bë për arsye  sigurie.

Hapësira ajrore zvicerane është e mbyllur për trafikun për arsye sigurie pas dështimit të kompjuterit me Skyguide, shërbimin zviceran të kontrollit të trafikut ajror”, njoftuan ata.

Ata nuk dhanë asnjë detaj në lidhje me problemet e kompjuterit, por kërkuan ndjesë për incidentin dhe pasojat e tij për klientët, partnerët dhe pasagjerët e aeroporteve të Gjenevës dhe Cyrihut dhe shtuan se po punojnë pa masë për të gjetur një zgjidhje.

Agjencia zvicerane e lajmeve ATS-Keystone tha se fluturimet ndërkombëtare për në Zvicër po ridrejtoheshin drejt Milanos.