Duket se kriza nga rritja e çmimeve në vendin tonë ka prekur edhe artistët dhe personazhet publikë. Blogerja Armina Mevlani ka rrëfyer së fundmi se po e ndien edhe ajo krizën, veçanërisht tani gjatë verës.

Gjatë një diskutimi për rritjen e çmimeve në sezonin veror, Mevlani tha se tek vendet që ka shkuar në vitet e tjera me pushime, këtë vit nuk mund t’i frekuentojë, pasi çmimet janë tre-fishuar.

Ndër të tjera ajo shtoi se pushimet në jug të vendit janë kthyer në një ‘makth’ për të për shkak se nuk mund të ketë privatësinë që i duhet. Ajo tregoi se pushimet që ka shijuar më së shumti janë kur ka qenë e vogël kur ende nuk ishte e famshme.

Kujtojmë se një tjetër personazh publik që ka pranuar se është ‘i prekur’ nga kriza, është edhe këngëtari Alban Skënderaj. I pyetur në një intervistë për vendin se ku po mendon të shkojë mpër pushime, ai tha se i pëlqejnë vendet tropikale por shtoi se duhet të bëjë disa llogari më parë. Sipas tij për njerëzit me këmbë në tokë, në ato vende shkohet “një herë në kaq kohë.”

“Vende kam por se di a do mundemi të ikim… Janë këto vendet tropikale të bukura shumë, po aty duhet parë një herë, duhen bërë ca llogari. Janë vende që duhet të ikësh një herë në kaq kohë. Ne që jemi me këmbë në tokë. Aty realisht çlodhesh. Ne ishim në Maldive që xhiruam edhe klipin”– tha këngëtari.