Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme me kthjellime. Vranësirat në relievet malore në lindje do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht në periudha afatshkurtra me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit kryesisht në zonat luginore.Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri 8-12m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1- 2 ballë.