Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba, ministri Igli Hasani, tha se Ukraina ka qenë përparësi e punës së Shqipërisë në të gjitha forumet ndërkombëtare.

Hapja e Ambasadës tonë në Kiev, shpresojmë brenda këtij viti. Diskutuam për avancimin e marrëdhënieve të mira Shqipëri-Ukrainë.

Në fokus të bisedës, ndihma ekonomike që Shqipëria mund të ofrojë për Ukrainën. Kemi diskutuar për mënyrat e rritjes ekonomike. Ukraina është e vendosur që e ardhmja e saj të jetë në krah lirive evropiane.

Uroj që ky samit, të jetë frytdhënës dhe të ofroj perspektiva të reja për të ardhmen e Ukrainës”, tha Hasani.

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba e konsideroi Shqipërinë si një vend mik.

“Është mirë të jesh në Tiranë si pjesë e delegacionit të Zelenskyt. U jam mirënjohës që organizuat këtë samit të rëndësishëm se përfshin një volum të madh pune.

Ky samit tregon se sa vlerësim gëzon Shqipëria në rajon, dërgon një mesash të qartë se do mbetemi të bashkuar. Diskutuam bashkëpunimin dy palësh. Shqipëria mike e mirë e Ukrainës.

Dua të falë Shqipërinë për ndërmarrjen e saj humanitare që përfshiu rehabilitimin e fëmijëve ukrainas, prindërit e të cilëve janë varrë në luftë. Çdo mbështetje që Shqipëria ofron është e vlerësuar”, tha Kuleba.