Gjykata e Posaçme ka lënë në burg, ish-zv.ministrin e Shendetesise, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj të arrestur këtë të enjte për koncesionin e sterilizimit dhënë 8 vite më parë.

Ish zv.ministri do të përballet me drejtësinë me akuzat e  “falsifikimit të dokumenteve” dhe “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa biznesmeni Ilir Rrapaj për “mashtrim me pasoja të rënda”.

Gjithashtu gjykata la në fuqi masat edhe për 6 personat e tjerë të akuzuar për këtë çështje. Gjykata vendosi që drejtuesi ekonomik dhe juridik të ministrisë së Shëndetësisë, Saimir Kadiu dhe Marsela Serjanaj të hetohen me masën e arrestit të shtëpise, ndërsa rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata dhe tre anëtarët e tjerë të komisionit, Petref Mersini, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi do të hetohen në masën e detyrimit të paraqitjes.

Previous articleDarka e Mitsotakis me liderët e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria ‘injoron’ ftesën, Vuçiç dhe Kurti do të marrin pjesë
Next articleI nxehti afrikan sërish në Shqipëri! Në fundjavë do kemi mot me shi dhe temperatura shumë të larta