Zbardhen emrat e 4 të arrestuarve të cilët ishn pjesë e një grupi kriminal që shpërndante drogëra të forta.

Të arrestyuarit janë Brikena Frakulli, Hortenca Biçaku, Klevi Banushi dhe Artur Kristo

Policia njofton se janë sekuestruar 6 kilogramë heroinë dhe kokainë.

Gjithashtu janë sekuestruar 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare.

Nga hetimit e kryera rezulton se këta shtetas vepronin në formën e grupit kriminal që drejtohej nga shtetasja Brikena Frakulli, e cila siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha dhe më pas furnizonte shpërndarësit në doza.