Policia e Shtetit ka dhënë versionin zyrtar të operacionit të koduar “Nikla”, ku u arrestua vrasësi i Shkëlzen Kastratit, 37-vjeçari Albert Zaja. Sipas policisë, autori i vrasjes më datë 1 shkurt në Fier ka qenë i armatosur dhe ka tentuar të arratiset. Ai është kapur nga policia duke fshehur në baltë armën e tij tip pistoletë dhe më pas është prangosur.  

Njoftimi i policisë:Policia e Shtetit Finalizohet operacioni policor i koduar “Nikla”. Operacioni nga Forcat Speciale “RENEA”.

Kapet dhe vihet në pranga një nga autorët e vrasjes së shtetasit Shkëlzen Kastrati ndodhur më datë 01 shkurt 2021, në Fier. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë që e posedonte 37 vjeçari.