Është arrestuar nga policia Albert Zaja, autori i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.Shkëlzen Kastrati u ekzekutua me dy plumba, njërin prej tyre në kokë, paraditen e së hënës së 1 shkurtit, në fshatin Sheq në Fier brenda makinës së tij. Ai ka qenë në lëvizje me makinë, është qëlluar nga një person nga një makinë tip ‘Range Rover’. Zajës, gjatë arrestimit i është sekuestruar edhe një pistoletë e llojit “Gloc”, e mbushur me fishek ne gojë. Mësohet se autori i dyshuar i vrasjes së Kastratit është duke u shoqëruar nën masa të rrepta sigurie në drejtorinë e policisë Tiranë.Arrestimi është bërë nga Forcat Operacionale në fshatin Larushkë të Niklës.

Vrasja

Autorët po e ndiqnin me një automjet tip Range Rover, nga edhe ku e qëlluan. Viktima humbet kontrollin e makinës dhe përplaset me një tjetër automjet në këtë rrugë, në të cilën ndodheshin babë e bijë, duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Në vendngjarje mbeten edhe copa xhami nga përplasja e dy automjeteve. Viktima humbi jetën menjëherë pas atentatit.

Lajmi i fundit