Katë persona nga Elbasani kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 6 emigrantë të jashtëligjshëm.

Në kuadër të opercionit ” Perimetri”, janë arrestuar këta shtetas:

Limon Selimi, 50 vjeç, banues në Elbasan;

Rigels Hudhri, 22 vjeç, banues në Elbasan;

Skënder Gjymenga, 35 vjeç, banues në Librazhd;

Arben Korumi, 49 vjeç, banues në Elbasan.

“Shtetasit e mësipërm, janë kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Pogradec-Librazhd, në afërsi të fshatit Dardhas, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me tre automjete, 6 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”, ka njoftuar policia.

Nga verifikimi i dokumentacionit të tyre rezultoi se shtetasit Selimi dhe Gjymenga drejtonin mjetet pa leje drejtimi.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.