Ka shkruar në 25 numri i të ndaluarve në kuadër të operacionit antidrogë “Knock down”, i cili është finalizuar para 10 ditësh në Korçë.
Uniformat blu të Korçës bëjnë me dije se këtë të shtunë ka rënë në prangat e policisë shtetasi Romeo Belul, 22 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim.
Gjykata e Korcës caktoi në datën 19 prill masën e sigurisë “arrest me burg” për 223 vjeçarin,i akuzuar për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë:
Vijon operacioni “Knock doën”, finalizuar para 10 ditësh.Vihet në pranga 1 tjetër shtetas i shpallur në kërkim, në kuadër të këtij operacioni.
Shkon në 25 numri i të ndaluarve, 6 të shpallurve në kërkim dhe 70 të tjerë nën hetim penal.
Në vijim të punës për vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë “Knock doën”, të finalizuar më datë 20.04.2022, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Korçë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Romeo Belul, 22 vjeç, banues në Korçë.
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 19.04.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme