Ka përfunduar pas më shumë se 7 orësh Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ku janë marrë disa vendime të rëndësishme.

Në Kuvend u vendos që në 22 Maj të mbahen zgjedhjet për kryetarine ri të Partisë Demokratike, teksa u vendos edhe shkarkimi i Enkelejd Alibeajt si kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së. Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso prezantoi para delegatëve të pranishëm rezolutën e re të Partisë Demokratike, shkruan neësbomb.al. Ai tha se të gjithë kandidatët në poste publike do të zgjidhen me votë.

Rezoluta dënon dhe distancohet nga bojkoti i zgjedhjeve. Referuar rezolutës, PD selia blu distancohet nga praktika e ‘djegies’ së mandateve parlamentare. Gjithashtu, dënon dhe distancohet nga metodat jodemokratike në drejtimin e partisë, duke i dhënë fund Kryetarokracisë dhe vendim-marrjes arbitrare individuale.

Pasi Kuvendi mbylli punimet, ish-kryeministri Sali Berisha shkoi të votojë opër anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.