Policia ka vënë në pranga 17-vjeçarin i cili një ditë më parë plagosi me armë zjarri një djalë të mitur. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Emi Kalaja, e cila thotë se adoleshenti me iniciale R.C, u arrestua në Lezhë.

Ngjarja ndodhi të pasditen e së enjtes në fshatin “Dom Gjegjan” të Pukës. I plagosuri 11-vjeçar mori plagë në këmbë dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë.