Policia e Tiranës ka dhënë informacon në lidhje me ngjarjen tragjike, të ndodhur pasditen e sotme, ku dy fëmijë të mitur u mbytën në liqenin e Prushit.

Uniformat blu të kryeqytetit bëjnë me dije se si rezultat i kërkimeve të kryera nga Polumbarët e Reneas, u bë e mundur gjetja e trupave të pajetë të miturve M. T., 14 vjeç dhe K. T., 10 vjeç (vëllezër). Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion shtesë:

 Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për mbytjen e dy të miturve, në liqenin e Prushit, ju informojmë se: Si rezultat i kërkimeve të kryera nga Polumbarët e Reneas u bë e mundur gjetja e trupave të pajetë të miturve M. T., 14 vjeç dhe K. T., 10 vjeç (vëllezër). Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.