Njoftimi i Policisë:
DVP Lezhë
Gjithashtu, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P. 36 vjeç, banues në Spiten, Lezhë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrim prone”.
Ky shtetas, në hyrje të fshatit Spiten, për shkak të një konflikti që ka patur me shtetasin Gj. S. 55 vjeç, banues po në fshatin Spiten, Lezhë, në momentin që janë shkëmbyer të dy në rrugë me automjete, me qëllim i ka goditur mjetin 55-vjeçarit, si dhe më pas ka dalë nga makina duke e dhunuar fizikisht.
I dëmtuari ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurisë për veprime të mëtejshme.